Armando Cungu u largua nga drejtimi i Laçit në javët e para të këtij sezoni, ku shkak u bë mungesa e rezultateve pozitive. Tre barazime dhe një humbje ishin shumë pak për një klub si kurbinasit, duke marrë në konsideratë faktin se këtë herë bardhezinjtë synojnë titullin kampion. Pas largimit të trajnerit shkodran presidenti Pashk Laska ka përveshur mëngët për të gjetur pasardhësin në krye të pankinës.
Tashmë kjo çështje është mbyllur dhe skuadra kurbinase ka prezantuar trajnerin e ri që do të ulet në stolin laçjan. Një emër i njohur do të drejtojë Laçin këtë sezon. Bëhet fjalë për Shpëtim Duron, i cili sezonin e shkuar ishte në stolin e Kukësit, ndërsa në Kategorinë Superiore ka një eksperiencë të pasur, që padyshim do e ndihmojë për të synuar objektivin e vendosur nga presidenti Laska./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
View this post on Instagram