Champions çudirash edhe në statistika, në lojtarët me saktësinë më të lartë në pasime nodhet… Shezni

Shumë çudira janë parë në botën e futbollit këtë vit, duke mos munguar as në Champions League. Nga ngjeshja e kalendarit e deri tek befasia e madhe në grupin e Realit të Madridit, ky sezon i kompeticionit më madhor për klube i ka pasur të gjitha. Por surprizat nuk mungojnë as në statistikat e nxjerra nga UEFA pas përfundimit të fazës së grupeve.

“Transfermarkt” ka publikuar një listë me 10 lojtarët që kanë përqindjen më të lartë të saktësisë në pasime në këto 6 ndeshje të luajtura dhe mes tyre gjendet edhe një protier. Është pikërisht Ujçeh Shezni ai që mban vendin e 5-të me një saktësi 96% nga 108 pasimet e dhëna.

Ndërkohë listën e kryeson Zherard Pike me 98% saktësi i ndjekur nga De Jong me 97%, ndërsa podiumi plotësohet nga një futbollist i Ferencvarosh, që në 302 pasime të dhëna në total 97% të tyre i ka pasur të sakta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online