“I ftoj edhe ata që kanë hatërmbetje”, kandidati për President i KOKSH-it sjell pikëpamjen e tij për zgjidhjen e ngërçit

Gjykata i dha të drejtë FSHF-së pak ditë më parë dhe i cilësoi si të paligjshme Asambletë e kërkuara për t’u mbajtur këtë muaj nga Komiteti Ekzekutiv i KOKSH-it. Kandidati për President i Komitetit Olimpik Kombëtar të Shqipërisë, Martin Biba, bie dakort me vendimin e marrë nga Gjykata e shkallës së parë e Tiranës dhe me anë të një shkrimi në rrjetin e tij social në “Facebook”, ndan pikëpamjet e tij mbi gjendjen aktuale të KOKSH-it dhe synimin ku dëshirohet të shkohet.

Biba shprehet se statute duhet të miratohet për të shkuar më pas në asamblenë zgjedhore për Komitet Ekzekutiv dhe President. Gjithashtu kandindati për të marrë kreun e këtij institucioni fton të gjithë, madje edhe ata që janë kundër, që të bashkohen dhe të kthejnë në shinat e duhura KOKSH-in, në mënyrë që të shpëtojë përfundimisht nga gjendja kaotike dhe aspak normale në të cilën ndodhet momentalisht./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Postimi i Martin Bibës:

Si kandidat për President i KOKSH po ndaj disa pikëpamje se ku jemi dhe ku duam të shkojmë!

Së pari vendimi i djeshëm i gjykatës së shkallës parë të Tiranës rrëzon datat e asambleve 13 /12/ 2020 ( për miratimin e statutit )dhe 23/12/ 2020 ( zgjedhore ). Duhej të ndodhte dhe ja ku jemi për momentin, por statuti (njëri nga dy projekt statutet ) duhet të miratohet dhe të shkojmë në asamblenë zgjedhore për Komitet Ekzekutiv dhe President.

Komisioni statutor i ka dërguar këto projekt-statutet mbas një pune cilësore duke bërë ndryshimet e duhura, tani vullneti i Asambles se cilin do të miratojë. Nevojitet kohë për të respektuar afatet, pra 30 ditë mbas miratimit të statutit nga Asambleja Statutore , MAR dhe nga Gjykata e Tiranës thirret Asambleja Zgjedhore e KOKSH. Pra tejkalohet afati i rezolutës 09/02/2020 dhe kjo sduhet të shqetësojë askënd sepse qëllimi është funksionimi mbi baza ligjore dhe statutore i KOKSH.

Për këto afate jam shprehur herë tjetër dhe tani vetëm duhen finalizuar ato që thashë më sipër. Kur është vullneti i sportit gjithçka realizohet në kohë e me cilësi si për nga afatet kohore dhe ato procuderiale të domosdoshme e të nevojshme!

Megjthatë unë kam komunikim të mirë dhe falenderues për këdo që ka kontribuar në zgjidhjen e situatës e do to të kontribojë në vazhdimësinë e punës në KOKSH!

Unë i pranoj dhe sigurisht i ftoj dhe ata që kanë hatërmbejtje, inate, mëri, apo mendime të kundërta e mos pranime që të bashkohemi dhe stabilizojmë KOKSH në frymën olimpike, ligjore, statutore dhe shoqërisht në ditët e ardhëshme!

Të drejtosh do të thotë të rrugëtosh me njerëzit pavarsisht mendimeve ndryshe dhe kjo duhet të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur! Rezultati vjen shpejt dhe nga eksperienca ime prej 10 vitesh si Presidnet i FSHM them se kur vendoset në përparësi zhvillimi, masivizimi, cilësia sportive, vendimarrja kolegjiale, moskrijimi i pengesave artificiale të udhëhequara nga intersa të vogla personale,mbarvajtja e punës së një organizate sportive si KOKSH vendoset në shinat e duhura! E mira ska fund por mendoj se dua të falenderoj këdo për atë që kanë bërë mirë nga ime dhe ti fal për atë që skan bërë mirë në të kaluarën dhe tu kërkoj bshkëpunim të gjithë atyre që duan të bashkëpunojmë sëbashku për një KOKSH i cili do të jetë nesër( mbas zgjedhjeve) dinjitoz, ku të jetë i qartë objektivi së pari sporti e sportistët dhe së dyti pjesmarrja olimpike me një numër sportistësh të kosiderueshëm për vendin tonë e pretendues për medalje olimpike, puna e bashkëpumini me intitucionet kombëtare e ndërkombëtare! Gjatë ditëve në vazhdim do të shpalos sipas kohës që do të kemi në varësi të asambleve dhe platformën time për KOKSH!

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online