Klubi i Laçit ka prezantuar sot afrimin më të ri në skuadër. Bardhezinjtë kthejnë në “Abissnet Superiore” mbrojtësin që në të shkuarën ka luajtur edhe me fanellën e Kombëtares. Albi Alla largohet nga Kina dhe firmos për dy vite me klubin e Laçit. Lajmin e bën të ditur vetë klubi kurbinas përmes faqes zyrtare në “Instagram”.
“KF Laçi njofton se ka nënshkruar me mbrojtësin Albi Alla për 2 sezone. 29-vjeçari ka luajtur më parë në Superiore me Bylisin, Kukësin e Flamurtarin, ndërsa dy vitet e fundit është aktivizuar në Kinë. I urojmë suksese Allës me fanellën bardhezi”, ka njoftuar klubi i Laçit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
View this post on Instagram