VIDEO/ Di Maria debuton me një supergol dhe Vlahoviç jep sinjalet e duhura, Juventusi bind në ndeshjen hapëse të Serisë A

Juventusi e nis me fitore sezonin e ri të Serisë A. Bardhezinjtë kanë fituar me rezultatin 3-0 kundër Sasuolos. Debutimi ishte i shkëlqyer për Angel Di Marian. Argjentinasi ka shënuar një super gol që në ndeshjen e tij të parë zyrtare me Juventusin. Mesfushori gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 26, ndërsa në pjesën e dytë do të dhuronte asistin për golin e tretë të bardhezinjve.

Sinjale pozitive ka dhënë edhe Dushan Vlahoviçi. Sulmuesi serb duket se ka hedhur pas krahëve vështirësitë e në gjetjen e golit, teksa ka shënuar dy herë kundër Sasuolos. Në minutën e 43-të, Vlahoviçi kthen në gol një penallti, ndërsa në minutën e 51-të tund rrjetën pas një asisti të Di Marias./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online