Zyrtare/ La filizat bardheblu të Tiranës, Kosova mbushet me Superiore edhe në pankinë

Nëse transferimi i lojtarëve të Kategorisë Superiore drejt elitës së Kosovës ishte një trend gjithnjë e në rritje kohët e fundit, tashmë e njëjta gjë ndodh edhe në stolin e trajnerit. Rrugën e Mezanit e ndoqi edhe Klodian Duro, ndërsa nga sot kësaj liste i shtohet një tjetër emër, Bledar Devolli. Ky i fundit dha dorëheqjen nga Tirana U-19 në muajin mars, duke mbyllur projektin e rritjes së filizave bardheblu.

Devolli kërkonte ekipin e parë, por kjo gjë nuk erdhi, duke bërë që trajneri gjirokastrit të hedhë sytë në merkato. Drenica ka zyrtarizuar pak më parë arritjen e akordit me 42-vjeçarin, që përpara e pret një detyrë e vështirë, pasi duhet të mbajë edhe për këtë vit skuadrën nga Skënderaj në Superligë.

Ndërkohë, kjo nuk është eksperienca e parë e Devollit në Kosova, teksa më parë ka drejtuar edhe skuadrën e KEK-ut, të cilën ia doli ta dërgonte në elitë. Ndërsa në Shqipëri, trajneri nga Gjirokastra ka provuar stolin e skuadrave si Luftëtari, Bylis, Kastrioti, Kamza apo Tomori./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *