VIDEO/ Spezia ia ka nevojën Ismajlit, mbrojtja “fut ujë” dhe flak 3 pikët në frymën e fundit

Edhe këtë herë Ismajli nuk arriti te bënte debutimin në Seria A, teksa pak ditë më parë është bashkuar me grupin pasi është rekuperuar nga dëmtimi. Skuadra e Spezias ishte duke fituar me rezultatin 1-2, ndërsa minutën e 92-të ish-lojtari i Milanit Kucka shndërroi një penallti në gol, për të barazuar shifrat.

Mbrojtja e skuadrës së sapongjitur në Serie A “fut ujë” sërish, madje me një gabim fatal në frymën e ndeshjes që i hoqi nga duart 3 pikët. Spezia po tregon se ia ka nevojën Ismajlit dhe në ndeshjet në vazhdim duket të jetë i pashmangshëm debutimi i 24-vjeçarit, i cili pas një sezoni të shkëlqyer me Hajduk Split është gati për të treguar veten dhe në Itali.

Pritshmëritë për të janë të larta, madje edhe vetë drejtues të klubit të Spezias janë shprehur se e shohin futbollistin shqiptar si një element mjaft të rëndësishëm për të përmbushur objektivin e tyre këtë sezon./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online