Zyrtare/ La Dinamon dhe firmos në Kategorinë Superiore, Kamarata prezantohet te klubi i ri

Fabricio Kamarata ka hedhur pas krahëve aventurën e tij me Dinamon, pasi një tjetër e pret në Kategorinë Superiore. Trajneri italian e mori nëndetësen blu në momentin kur kishin prekur fundin dhe më pas ia doli që t’i mbante edhe për një tjetër vit në Kategorinë e Parë, ndërsa këtë sezon preku një tjetër sukses duke i shpallur kampion dimri. Por në momentin kur të gjithë prisnin që kjo ecuri fantastike të zgjaste deri në fund të sezonit, Kamarata jep dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës.

Apolonia ishte në bisedime me italianin, i cili ka hedhur edhe firmën në kontratë. Klubi fierak prezantoi pak minuta më parë kreun e ri të pankinës, që ka si objektiv në fund të kampionatit qendrimin në elitë. Kamarata ka zhvilluar ditën e sotme stërvitjen e parë me skuadrën e re, të cilën do e drejtojë që nga 9 janari./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online