“Nga një kryeqytet në kryeqytetin tjetër shqiptar”, Bekaj bën bilancin e 2020-ës: Ja momenti më i veçantë me Tiranën

Visar Bekaj ka mbyllur një vit të suksesshëm në karrierën e tij. Portieri shqiptar la Prishtinën me trofeun e Kupës së Kosovës të fituar, për të ardhur në një tjetër kryeqytet, ku do të vishte po të njëjtat ngjyra, ato bardheblu, por këtë herë me stemën e kampionëve të Shqipërisë. Në një intervistë për “Zëri.info” gardiani dardan bën bilancin e tij për vitin 2020, duke rrëfyer ecurinë e tij në futboll. Bekaj trehon se është përshtatur mjaft mirë te Tirana, me të cilën shpreson të fitojë titullin kampion, ndërsa të njëjtën dëshirë e ka edhe për ish-skuadrën e tij, Prishtinën.

“Të them të drejtën ka qenë vit jo i mirë për të gjithë. Por, për mua personalisht kam arritur të fitoj Kupën e Kosovës me Prishtinën. Ka shkuar shumë mirë. Pastaj jam transferuar te Tirana, edhe aty me ka ecur shumë mirë. Jam ambientuar pasi më kanë pritur shumë mirë. Kam shkuar nga një kryeqytet në tjetrin kryeqytet shqiptar. Duke filluar nga kryesia e klubit, bashkëlojtarët, tifozët me kanë përkrahur dhe pritur shumë mirë këtu.

Do ta veçoja ndeshjen ndeshjen me Laçin, pasi aty kam pritur një penallti që ka qenë ndoshta vendimtare. Aty fituam minimalisht. Jam i kënaqur që morëm tri pikë nga ai udhëtim.

Kampionati i Kosovës. Gjithmonë e ndjek Superligën e Kosovës. Prishtina ka pasur një krizë të rezultateve, por më pas ka ndryshuar. Trajneri Zekirija Ramadani ka nisur të kapi lojën e tij. Ramadani dihet që është një trajner shumë i mirë, është trajner që ka trofe. Besoj që sezonin e dytë do të jenë edhe më mirë dhe besoj që do të dalin kampion. Shpresoj që ky vit të jetë shumë i mirë. Dua që të dalin kampion Tirana dhe Prishtina”, është shprehur Visar Bekaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online