Milani ka zyrtarizuar pak më parë marrëveshjen më të rëndësishme të kësaj vere. Nuk bëhet fjalë por lojtarë, por për kupolën drejtuese. Paolo Maldini do rë vazhdojë të mbajë postin e tij te kuqezinjtë edhe për dy vitet e ardhshme, së bashku me drejtorin sportiv Massara. Lajmin e bën të ditur klubi italian përmes faqes zyrtare. Kujtojmë se dyshja Maldini-Massara luajtën një rol thelbësor në sujsesin e “djajve” këtë sezon, duke ndërtuar një ekip konkurues në Serinë A.
“Drejtori i Zonës Teknike dhe Drejtori Sportiv rinovojnë kontratat e tyre me klubin
AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë sot se Bordi i Drejtorëve të Klubit ka miratuar një marrëveshje rinovimi dy vjeçare për shërbimet e Drejtorit të Zonës Teknike Paolo Maldini dhe Drejtorit Sportiv Frederic Massara. Kjo marrëveshje thekson rëndësinë e vazhdimësisë që shohim në të gjithë klubin ndërsa vazhdojmë të forcohemi dhe rritemi”, shkruhet në komunikatën zyrtare të klubit të Milanit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/