Një hap pranë! Donte të fitonte vetë para dhe po e pengonte për te Tirana, Ndoj ndërron menaxherin

Pista për Emanuele Ndojin te Tirana merr më tepër formë. Mesfushori shqiotar ka dhënë prej disa ditësh dritën jeshile për t’u transferuar te kampionët e Shqipërisë, por pengesë është bërë menaxheri i tij. Ky i fundit dëshironte në tepët para për veten e tij, prandaj po mbante pezull kalimin në kryeqytet duke pritur për një ofertë më të lartë.

Por Emanuele Ndoji duket i bindur në vendimin e tij për të veshur fanellën e Tiranës dhe këtë e vërteton veprimi i tij i fundit. “Fansat e Futbollit Shqiptar” kanë mësuar se mesfushori i Kombëtares shqiptare ka larguar menaxherin e tij, Luka Pennacchi-n, duke hequr kështu çdo pengesë në rrugën e tij drejt Tiranës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online