Kukësi ka prezantuar sot afrimin e radhës. Verilindorët kanë transferuar një ish-lojtar të Kombëtares së Ganës. Bëhet fjalë për Edwin Gyasi-n. 31-vjeçari ka pas një CV mjaft të pasur, teksa më parë ka qenë pjesë e ekipeve si Beitari i Jeruzalemit, Roda, Heracles apo CSKA e Sofies. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Kukësit përmes faqes zyrtare në “Facebook”.
“Futboll Klub Kukesi njofton se sulmuesi i krahut Edwin Gyasi është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 31-vjeçar ka firmosur me klubin tonë për 1 sezon, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.
Gyasi vjen te Kukësi nga kampionati izraelit, duke qenë sezonin e fundit pjesë e skuadrës së Beitar Jerusalem, teksa në të shkuarën ka luajtur edhe për ekipe si Grafschap, Heracles, Roda, Alesund, CSKA Sofie, Dallas, Samunspor e Bolusport.
Gyasi është një prodhim nga akademia e AZ Alkmar, teksa ka qenë edhe pjesë e ekipit të të rinjve të Twentes. Në të shkuarën, Gyasi ka luajtur edhe me kombëtaren e Ganës.
Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje futbollistit Edwin Gyasi dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë”, shkruhet në njoftimin klubit të Kukësit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/