Zyrtare/ Kukësi gjen trajnerin e ri brenda ditës, emëron të shkarkuarin e parë të Superiores

Kukësi nuk ka vonuar shumë për të prezantuar trajnerin e ri të ekipit. Verilindorët njoftuan sot ndërprerjen e bashkëpunimit me Rrahman Hallaçin, ndërsa pak minuta më parë kanë zyrtarizuar Stavri Nicën në krye të pankinës. Ky i fundit u shkarkua disa ditë më parë nga Laçi, ndërsa tashmë do të nisë një përvojë të re në Superiore.

“Mirësevjen Stavri Nica! Klubi i Kukësit njofton arritjen e marrëveshjes me trajnerin Stavri Nica! Trajneri do të fillojë menjëherë stërvitjen me ekipin për përgatitjen e ndeshjes së ardhshme kundër FC Dinamo City-t! I urojmë suksese trajnerit në pankinën e ekipit tonë”, ka komunikuar klubi Kukësi përmes faqes zyrtare në “Facebook”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *