Zyrtare/ Kukësi bën përforcimin e parë në merkato, firmos me një prodhim të AEK-ut

Kukësi ka zyrtarizuar blerjen e parë në merkato. Klubi verilindor ka firmosur me portierin 20-vjeçar, Angelo Tafas. Lojtari shqiptar është një prodhim i akademisë së skuadrës së njohur greke, AEK-u i Athinës, ndërsa ka veshur fanellën e Kombëtares U-19, si dhe ka pasur mundësiën të grumbullohet me kuqezintjë e Panuçit.

Tafas ka nënshkruar një kontratë që e mban të lidhur me Kukësin për 2 vite. Portieri do i bashkohet grupit të Skënder Gegës ditën e enjte, kur edhe nisin përgatitjet për Europa League. Lajmi për këtë transferim është bërë i njohur nga vetë klubi i Kukësit, që mirëpret kështu futbollistin e tyre më të ri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *