VIDEO/ Jo vetëm stërvitje futbolli, Mourinho jep lojtarëve leksione shqiptimi: Nuk e kam emrin Hoze

Pak kush mund ta mendonte, por Jose Mourinho duket se nuk e pëlqen aspak mënyrën se si tjerët e shqiptojnë emrin e tij. Tekniku portugez urren t’i thojë emrat gabim dhe këtë ua bën të qartë edhe lojtarëve të tij. Në dokumentarin e Amazone të titulluar “Gjithçka ose asgjë: Tottenham Hotspur”, shfaqet një moment kur Mourinho u mëson futbollistëve të tij se si të shqiptojnë emrin e tij.

“Urrej t’i them emrat gabim. Të gjithë e thonë emrin tim gabim. Çdokush më thërret Hoze. Unë nuk jam Hoze, por Zhuze”, theskon trajneri portugez gjatë një séance stërvitore, kur kërkon të thërrasë në mënyrën e duhur Tanganga-n. Me sa duket “special one” nuk i stërvit futbollitët vetëm në aspektin sportiv, por u mundëson edhe leksione shqiptimi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online