Zyrtare/ Kukësi bën goditjen e radhës në merkato, një prodhim i Juventusit në urdhërat e Gegës

Kukësi ka bërë goditjen e radhës në merkato. Verilindorët kanë qenë shumë aktiv këtë verë, duke përforcuar gjithë repartet e fushës. Këtë herë është portieri Entonjo Elezaj që ka firmosur me skuadrën kuksiane. Portieri 24-vjeçar do të jetë për një vit nën urdhërat e Skënder Gegës, ndërsa ka edhe të drejtën e rinovimit për një tjetër sezon. Gardiani është një prodhim i Juventusit, pasi ka luajtur me ekipin U-23 të bardhezinjve.

“Entonjo Elezaj e?shte? zyrtarisht futbollist i Kuke?sit! Portieri 24-vjeçar ka firmosur sot me skuadre?n tone? kontrate?n për sezonin e ardhshëm. Gardiani ka luajtur për shumë vite në kampionatin italian, por edhe në Maltë. Në të shkuarën, ai ka luajtur me ekipin e Juventus U23, teksa është edhe prodhim i kësaj akademie.

Elezaj ka firmosur sot kontrate?n 1 vjeçare me mundësi rinovimi edhe për një sezon, duke u be?re? ke?shtu futbollisti me? i ri i skuadre?s sone?. Elezaj do të bashkohet sot me skuadrën dhe do të zhvillojë stërvitjen e parë. Klubi i Kukësit i uron shumë suksese portierit Elezaj! Mirë se vjen Entonjo”, shkruan klubi i Kukësit në faqen zyrtare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online