“Kjo grua është pa ndjenja”, Maksi Lopez inatoset me Vanda Narën: I thashë mos ik në Ibiza

Ibiza rezultoi një burim infeksionesh për lojtarët e PSG-së, ndër të cilët edhe Mauro Ikardi. Diçka e tillë ka zgjuar irritimin e Maksi Lopez, që tashmë akuzon ish-bashkëshorten e tij, Vanda Nara, për papërgjegjshmëri.

Modelja argjentinase njofton se ajo dhe fëmijët e saj janë negative me Covid-19, por ndryshe tregon Lopez. Sipas këtij të fundit 2 prej fëmijëve të tij janë prekur nga pandemia dhe fajtore në këtë mes sheh vetëm ish-bashkëshorten e tij që ishte me pushime në Ibiza së bashku me Ikardin dhe fëmijët.

“Unë jam i inatosur, kjo grua është pa ndjenja. Unë kam dy fëmijë pozitivë për shkak të saj! Unë i thashë asaj që ajo nuk duhej të kishte shkuar në Ibiza, duke e paralajmëruar atë që të gjithë ata që u kthyen nga atje ishin të infektuar”, thotë Maksi Lopez./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online