VIDEO/ Cikalleshi ngrin festën e kundërshtarëve në minutën e 100, shmang përmbysjen e çmendur mes 8 golave

Një ndeshje e çmendur ka rezultuar ajo mes Koniasporit dhe Kasimpasës. Këta të fundit përmysën rezultatin nga 3-2 në 3-4 në favor të tyre. Goli në minutën e 91-të u mendua se do të ishte  ai i fitores për Kasimpasan, por për të kthyer në vend nderin e skuadrës së tij mendon Sokol Cikalleshi. Sulmuesi shqiptar u aktivizua në fushën e lojës në minutën e 81-të dhe rezultoi heroi për ekipin turk.

Kur kronometri shënonte minutën e 100, Cikalleshi shkon pranë pikës së 11 metrave për të ekzekutuar me sukses një penallti të dhënë në favor të Koniasporit. Futbollisti kavajas tregohet i saktë përballë portierit kundërshtar, duke e dërguar topin pas shpinës së tij.

Koniaspori del nga stadiumi me një pikë të rrëmbyer në sekondat e fundit, me ndeshjen që përfundon me rezultatin përfundimtar 4-4. Koniaspori mban vendin e dytë në tabelën e renditjes, me 49 pikë të grumbulluara, 11 pikë më pak se Trabzonspori kryesues./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online