Kike Setien e ka mbyllur eksperiencën e tij te Barcelona. Kohës së trajnerit spanjoll në stolin e katalanasve i ka ardhur fundi. Largimi i teknikut 61-vjeçar është vendimi i parë qe vjen pas mledhjes së jashtëzakonshme të zhvilluar ditën e sotme në klubin blaugrana.
Barcelona ka zyrtarizuar shkarkimin e Kike Setien për të nisur kështu një revolucion brenda skuadrës. Pas asaj humbje turpëruese me Bajernin që vulosi atë sezon tërësisht zgjënjyes te Barça janë të bindur për të kryer ndryshime rrënjësore, të cilat nisin fillimisht nga pankina./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
? Quique Setién deja de ser el entrenador del primer equipo
? El nuevo entrenador será anunciado en los próximos días, en el marco de una amplia reestructuración del primer equipo— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) August 17, 2020