Pirlo i komunikon lajmin Ronaldos, trajneri i Juventusit nis të thuri skuadrën për sezonin e ardshëm

Ardhja e Pirlos pritet si një revoluion tek ekipi i Juventusit, pasi edhe këtë sezon bardhezinjtë e mbyllën pa arritur objektivin madhor të skuadrës, fitimin e Champions League. Kampionia e Italisë u eleminua që në fazën e parë nga Lyoni, i cili doli të jetë surpriza më e bukur e këtij kompeticioni, duke e eleminuar dhe favoriten kryesore, Manchester City.

Trajneri Italian ka nisur të thuri skuadrën për sezonin e ardhshëm dhe i ka konfirmuar në një bisedë telefonike Cristiano Ronaldos se nuk do të jetë sulmues pykë, siç ka luajtur dhe vitet e fundit, për shkak se skuadrat ku ai ka qenë pjesë nuk kanë patur një “9sh” të fuqishëm si Leëandoëski apo Suarez. Kjo tregon që Juventusi do të blejë një Top Player në qendrën e sulmit, edhe pse për momentin nuk ka asnjë emër konkret.

Objektivi kryesor sipas gazetës “La Gazetta Dello Sport” është sumuesi aktual i Napolit, Milik, i cili pas ardhjes së Gattuzos duket se ka rigjetur formën e shkëlqyer që kishte tek PSV. Megjithatë edhe lojtari i Atalantas, Zapata është në radarët e Juves. Periudha e Pirlos, pritet të jetë më e mirë sesa parashikohet, pasi ish-lojtari i Milanit dëshiron të mbajë më të mirët në ekip, duke refuzuar çdo ofertë për Dybala./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online