E kryer/ Partizani ka arritur marrëveshjen, një talent nga Kosova do të vishet i kuq

Megjithëse është ende në fuqi dënimi për bllokimin e merkatos, te Partizani janë të bindur se CAS-i do të rrëzojë këtë vendim. Për këtë arsye kanë nisur që tani të mendojnë për blerjet e reja. “Gazeta Olle“ bën me dije se “demat e kuq“ kanë mbyllur marrëveshjen me talentin nga Kosova, Adonis Aliu.

“Kemi arritur marrëveshje me Partizanin për transferimin e Adonis Aliut. Po presem të hiqet dënimi dhe lojtari ta bëjë prezantimin”, ka deklaruar për “Gazeta Olle“, Shaban Baholli, presidenti i 2 Korrikut. Kështu Partizani ka gjetur akordin me klubin nga Kosova si dhe me vetë 19-vjeçarin për t’u veshur i kuq sezonin e ardhshëm. Aliu luan në pozicionin e sulmuesit të krahut dhe është pjesë e përfaqësueses U-19 të dardanëve./Halit Delibashi-Sport Eskpres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online