Zyrtare/ Kërkonte Champions League-n në karrierën e tij, Rashica firmos me klubin e sapongjitur në Premier League

Tashmë është gjithçka zyrtare. Milot Rashica ka gjetur destinacionin e ri në karrierën e tij. Pavarësisht se një vit më parë vetë lojtari dhe menaxheri Altin Lala do të deklaronin se ishin në kërkim të një klubi që i mundësonte pjesëmarrjen në Champions League, planet tashmë kanë ndryshuar dhe sulmuesi shqiptar firmos me ekipin e porsangjitur në Premier League.

Norwich ka gjetur akordin me Verder Bremenin dhe me futbollistin nga Vushtrria për të nënshkruar një kontratë 4-vjeçare. Premier League është një nga kampionatet më të forta në Europë dhe patjetër që Rashica do të ketë mundësinë të rritet shumë në aspektin profesional, ndërsa më pas do të shpresojë të sigurojë një kontratë për klubet më të mëdha angleze apo edhe europiane./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *