Ashtu siç pritej dita e fundit e merkatos do të sillte lëvizje në tregun e transferimeve në Superiore. Kastrioti ka bërë lëvizjen e parë të ditës, pasi pak minuta më parë ka prezantuar dhe afrimin e mesfushorit spanjoll Pablo Gallego.
Bëhet fjalë për një mesfushor anësor, i cili së fundmi është aktivizuar në kampionatin e Nikaraguas. Në të shkuarën 24-vjeçari është aktivizuar dhe në Spanjë dhe Greqi.
Postimi i Kastriotit
“Pablo Gallego është afrimi më i fundit i Kastriotit. Mesfushori me tipare sulmuese, ka firmosur për një sezon me Kastriotin, dhe që prej ditës së djeshme i është bashkuar skuadrës në stërvitje. Gallego, më parë ka luajtur për shumë skuadra, mes tyre AEL Larisa, në Superligën Greke, por edhe me ekipe spanjolle dhe së fundi me kampionët e Nikaraguas”