Zyrtare/ “Kapiteni mbetet blu”! Kukësi nis nga puna me rinovimet, zgjat kontratën me pikën kyçe të mesfushës

Pas afrimeve të reja në skuadër, Kukësi ka nisur nga puna për rinovimet me lojtarët kyç të skuadrës. Një prej tyre është edhe Gjelbrim Taipi. Kapiteni do të mbetet pjesë e verilindorëve edhe për dy sezonet e ardhshme. Lajmin e përcjell vetë Kukësi përmes faqes zyrtare të klubit në “Facebook”.

“Kapiteni mbetet blu! Klubi Kukësi njofton se ka arritur marrëveshjen me kapitenin Gjelbrim Taipi për të rinovuar kontratën edhe për 2 sezone të tjera. Mesfushori nga Tërnoci, ka firmosur sot kontratën e re e cila skadon në verën e vitit 2024, duke zgjatur në këtë mënyrë bashkëpunimin.

Taipi u bashkua me Kukësin në sezonin 2020-2021 duke qenë ndër futbollistët më të rëndësishëm në ekip dhe njëkohësisht duke marrë edhe shiritin e kapitenit. Klubi i Kukësit i uron suksese kapitenit Gjelbrim Taipi”, shkruhet në njoftimin e klubit Kukësk./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online