I mori numrin e fanellës Ivan Perisiçit te Interi, kroati uron Asllanin: Paç fat vogëlush!

Kristjan Asllani është zyrtarizuar sot te Interi. Pasi kaloi me sukses testet mjekësore ditën e djeshme, zikaltrit e prezantuan sot në faqen e tyre zyrtare. Futbollisti me origjinë nga Elbasani është vetëm 20 vjeç dhe do të mbajë veshur fanellën e nënkampionëve të Serisë A për 5 sezonet e ardhshme.

Interi ka gjetur kështu pasardhësin e Brozoviçit, duke siguruar të ardhmen e mesfushës së tyre. Përmes një postimi në kanalet zyrtare të klubit në rrjetet sociale, zikaltrit kanë zbuluar edhe numrin që Asllani do të mbajë në shpinë. Do të jetë numri 14 ai që do të shoqërojë mesfushorin shqiptar në fanellë këtë sezon të ri.

Këtë numër më herët e ka mbajtur Ivan Perisiçi, i cili këtë verë u transferua te Totenhemi në Premier Ligë. Lojtari kroat ka komentuar në faqen zyrtare të Interit, ku uron Kristjan Asllanin: “Paç fat vogëlush”!/Halkt Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online