ZYRTARE/ Juventusi zgjedh trajnerin e ri, sjell në stol ish-timonierin e Italisë

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Juventusi nuk ka vonuar gjatë për të gjetur pasuesin e Igor Tudorit. Bardhezinjtë kanë vendosur t’i besojnë skuadrën një emri të njohur si Luçiano Spaleti. Klubi italian ka zyrtarizuar marrëveshjen përmes faqes zyrtare.

Palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të bashkëpunuar deri në fund të këtij sezoni. Mësohet se kontrata mund të zgjatet në rast kualifikimi në Ligën e Kampionëve. Aventura e fundit e Spaletit ishte në krye të Kombëtares italiane, ndërsa para se të merrte drejtimin e “axurrëve” udhëhoqi Napolin drejt titullit kampion./Sport Ekspres/