Zyrtare/ Jo vetëm afrime në merkato, Tirana njofton largimin e mbrojtësit

Tirana ka bërë një merkato cilësore këtë verë, duke afruar në skuadër lojtarë me mjaft përvojë. Por në kampin bardheblu nuk ka vetëm afrime. Klubi kryeqytetas ka komunikuar përmes faqes zyrtare në “Facebook” largimin e Jocelin Behiratche-s. Ky i fundit kaloi më tepër se dy vite me fanellën bardheblu, me të cilën fitoi edhe titullin kampion në “Abissnet Superiore”.

“Faleminderit Behiratche! KF Tirana konfirmon largimin e lojtarit Jocelin Behiratche. Lojtari dhe klubi kanë shtrënguar duart në fundin e këtij rrugëtimi. Bardheblutë i urojnë suksese mbrojtësit në karrierën e tij”, ka njoftuar klubi Tirana./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online