Zyrtare/ Ishte zbulimi i madh i Igli Tares, Milinkoviç-Saviç zgjedh Arabinë në moshën 28-vjeçare

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Milinkoviç-Saviç është përfolur gjithnjë si një nga zbulimet më të mëdha të Igli Tares. Lacio pagoi vetëm 9 milionë euro për kartonin e tij dhe shpejt u kthye në një nga futbollistët më të shtrenjtë të bardhekaltërve. Klube me traditë në Europë si Juventusi, Reali, apo Mançester Junajtedi kanë qenë shpesh të interesuar për shërbimet e tij, duke bërë të mendohej se e ardhmja e tij do të ishte një një skuadër të madhe.

Por e kundërta ndodhi. Vetëm 28-vjeç dhe mesfushori serb zgjedh milionat e Arabisë Saudite. Milinkoviç-Saviçi është transferuar në radhët e Al Hilalit, me të cilët kanë firmosur një kontratë 3-vjeçare. Lajmi është zyrtarizuar nga vetë klubi arab përmes kanaleve zyrtare në rrjetet sociale. Lacio ka përfituar 40 milionë euro nga ky transferim./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *