Elhan Kastrati ka rinovuar me ekipin e Cittadella-s. Portieri shqiptar ishte një siguri për portën e klubit, i cili ishte i pesti në Serinë B për numrin më të ukët të golave të pësuar. Madje për një periudhë kohe gjatë kampionatit Kastrati ishte portieri që pësonte më pak.
Kjo ka mjaftuar që Cittadella t’i ofronte rinovimin e kontratës për të paktën një sezon tjetër. Edicioni i radhës do të jetë tejet impenjativ për Elhan Kastratin, që me skuadrën e tij synon ngjitjen në Serinë A./Halit Delibashi-Sport Ekspres/