Lampard do të zëvendësojë yllin e skuadrës me Brojën, synon Europën me sulmuesin shqiptar

Everton është vënë në kërkim të një sulmuesi të ri për të zëvendësuar ish-yllin e skuadrës së tyre. Riçarlison u transferua drejt Totenhemit për 60 milionë paund, duke lënë pas një boshllëk të madh për blutë. Por Lampard e ka në mendjen e tij njeriun e duhur për repartin e sulmit. “Sky Sport” tregon se tekniku londinez kërkon te Evertoni një njohje të vjetër të tij, Armando Brojën.

Lampard ishte trajneri që i dha lojtarit shqiptar minutat e para në futbollin profesionist, ndërsa tashmë e do në urdhërat e tij për të synuar pjesëmarrjen në Europë. Everton është i gatshëm të ofrojë 25 milionë paund për kartonin e Brojës, ndërsa 5 milionë të tjera do të arkëtohen në llogarinë bankare të Çelsit në rast se arrihet pjesëmarrja në kompeticionet e UEFA-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online