Zyrtare/ Ishte një nga zbulimet e Panucci-t, ekipi hungarez prezanton lojtarin shqiptar: Debutoi me legjendën e Italisë

Pas largimit nga Shkëndija, Kamer Qaka nuk ka vonuar gjatë për të gjetur skuadrën e tij të re. Futbollisti shqiptar ishte një nga zbulimet e Panucci-t, që i dërgoi ftesën për të feshur fanellën kuqezi. Mesfushori është prezantuar sot në radhët e Meszokovesd Zsory-t si lojtar i Kombëtares shqiptare, ndërsa në skedën e përgatitur për Qakën shkruhet ndër të tjera se arriti të debutonte nën drejtimin e një prej legjendave të Kombëtares italiane.

“Qaka ka qenë pjesë e Kombëtares norvegjeze të të rinjve nga U15 deri në U19, duke luajtur në gjithsej 36 ndeshje bazuar në të dhënat e “transfermarkt.com“. Me të rriturit, megjithatë, tashmë po forcon ansamblin kombëtar shqiptar, ku ka luajtur rol në 4 takime deri më tani. Interesant është fakti se ai debutoi me Kombëtaren shqiptare nën drejtimin e lojtarit legjendar të kombëtares italiane, Christian Panucci“, shkruhet ndër të tjera në njoftimin në faqen zyrtare të klubit hungarez./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online