“Kërkova një klip, por as analistët e mi nuk e gjetën”, Murinjo kapet me arbitrat pas humbjes: Jemi gjithmonë të pafatë

Roma është mbposhtur mbrëmjen e sotme me rezultatin 3-1 kundër Milanit, në një takim ku gjyqtari ishte protagonist duke akorduar dy penallti për kuqezinjtë. Murinjo ka folur pas ndeshjes për mikrofonin e “DAZN“-it, ku pranon nivelin e ulët teknik, por nga ana tjetër nuk i kursen ankesat për arbitrimin. Trajneri portugez e sheh skuadrën e tij si të pafatë në lidhje me gjyqtarët, si dhe mohon të ketë pasur 11 metërsh në rastin e Tami Abrahamit.

“Një cilësi shumë e ulët, por ne ishim gjithmonë në lojë… Kishim probleme teknike, por duhet të flas edhe për VAR-in. Nuk është e qartë që e para është penallti. Shohim një lëvizje ku Abraham shtrin krahun por nuk ka kontakt të pastër. Aureliano ishte në shtëpi por e ndërpreu lojën. Kërkova një klip për të kuptuar arsyet, as analistët e mi nuk e kanë gjetur. Nëse e krahasoni me ata të Zaniolos dhe Ibanezit, ose jep tre ose asnjë. Unë nuk dhashë asnjë. Duam uniformitet. Kishim një nivel të ulët teknik, por fatkeqësisht me arbitrat jemi gjithmonë ne të pafatë”, ka deklaruar Zhoze Murinjo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online