Futbolli shqiptar do të vijë pa pagesë për sportdashësit. “RTSH” ka njoftuar se tashmë kontrata me “Oversport”-in është zyrtare. Transmetuesi publik shqiptar do të ketë të drejtën e transmetimit të një ndeshjeje në javë të “Abissnet Superiore”-s si dhe një ndeshje në javë të “Kategorisë së Parë”.
Kështu, të gjithë shqiptarët do të kenë mundësinë të ndjekin falas takimet e ekipeve të tyre të zemrës. Një kontratë e tillë ishte kusht i FSHF-së, e cila kërkonte nga “Oversport”-i që të jepte të drejtn e transmetimit të një ndeshjeje në javë në një prej televizioneve publike të Shqipërisë. Kontrata mes “RTSH”-së dhe “Oversport”-it do të jetë e vlefshme për tre sezonet në vijim./Halit Delibashi-Sport Ekspres/