Juventusi bën lëvizjen e papritur dhe lë në baltë Depay-n, pranë akordit me ish-sulmuesin e Napolit

Juventusi po punon në këto ditë të fundit të merkatos për të sjellë një sulmues në Torino. Bardhezinjtë ishin pranë firmës me Memphis Depay-n, i cili është i padëshiruar në Barcelonën e Xavi-t. Por në fund gjërat kanë marrë një tjetër rrjedhë, me “zonjën e vjetër” që bën një lëvizje të papritur.

Juventusi “lë në baltë” Depay-n dhe kthen sytë nga Marseja. Drejtuesit e klubit italian janë pranë akordit me ish-sulmuesin e Napolit, Arkadius Milikun. Arsyeja e këtij ndryshimi planesh lidhet më tepër me aspektin financiar, pasi holandezi i Barcelonës kishte kërkesa të larta për pagën e tij.

Ndërkohë, Gianluca Di Marzio raporton se Juventusi është pranë akordit me Milikun. Palët kanë rënë dakort për të paguar 2 milionë euro për huazimin dhe më pas 8 milionë të tjera në rast se dëshirojnë të aktivizojnë opsionin për blerjen e plotë të kartonit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online