Zyrtare/ Ishte heroi i Partizanit në Europë, të kuqtë e dërgojnë portierin në… Ballsh

Aldo Teqja nuk do të jetë pjesë e Partizanit për këtë sezon. Portieri ishte heroi i të kuqve në Europë, ku me pritjet e tij mbajti në lojë deri në penalltinë e fundit skuadrën për një kualifikim në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Por duket se kaq nuk mjaftoi, teksa Rexhepi është ngjitur në hierarkinë e trajnerit Kolela. Kryeqytetasit kanë zyrtarizuar sot huazimin e Teqjas në Ballsh, atje ku do të mbrojë portën e Bylisit.

“Aldo Teqja huazohet te Bylisi. FK Partizani zyrtarizon transferimin me formulën e huazimit të Aldo Teqjas drejt FK Bylisit. Marrëveshja mes dy klubeve për portierin është konkretizuar sot dhe Teqja do të jetë lojtar i FK Bylisit deri në përfundim të sezonit futbollistik 2022-2023”, njofton klubi i Partizanit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online