Zyrtare/ Ish-trajneri i Vllaznisë i jep fund pushimeve, kontratë afatgjatë në Katar

Mirsad Jonuz ka vendosur të ndërpresë pushimet e tij dhe t’i rikthehet sërish aksionit. Ish-trajneri i Vllaznisë u largua nga Shkodra në fundin e muajit maj, duke e lenë skuadrën më pas në duart e Dedjas. Tekniku maqedonas ka zgjedhur tashmë destinacionin e radhës, ku duket se do të qendrojë për shumë kohë.

Karriera e Jonuz do të vijojë në Katar, atje ku e pret pankina e klubit Lusail nga Doha. 58-vjeçari ka firmosur një kontratë afatgjatë me skuadrën nga Lindja e Mesme, teksa ka nënshkruar për të qendruar në stolin e tyre deri në vitin 2026. Lusail aktualisht merr pjesë në Ligën e Dytë të Katarit, ndërsa drejtuesit kanë menduar një projekt ambicioz drejt suksesit, të cilin pritet ta arrijnë falë punës së Mirsad Jonuz./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *