Kristal Abazaj ndizet keq te Instabulspori, fati i mohon kryeveprën në ndeshjen “me një portë”

0

Instabulspori është përballur ndaj Akhisasporit duke barazuar në shifrat 2-2. Pas dopietës së Hadzic që mbylli pjesën e parë, ndeshja do të zhvillohej më pas me një portë. Kjo pasi ishte vetëm një skuadër në fushë që po provonte me të gjitha mënyrat në gjetjen e golit. Instabulspori do t’i shkonte shumë herë afër ngushtimit të diferencave, por fati ishte në krahun e ekipit mik.

Një paraqitje fantastike kishte Kristal Abazaj në këtë përballje teksa e nisi si titullar. Sulmuesi shqiptar ishte i papërmbajtshëm në driblime duke kaluar lehtësisht futbollistët kundërshtarë që nuk e ndalnin dot edhe pse më të shumtë në numër pasi në duelin një kundër një ishte e pamundur për ta ndaluar.

Në minutën e 73 do t’i afrohej edhe kryeveprës nga distanca me një goditje me të brëndshmen e cila mori harkun e duhur për t’i dhënë më shumë spektakël një realizimi të mundshëm, por që kaloi ngjitur me shtyllën. Nga ana tjetër një paraqitje e nivelit të lartë ishte edhe për Rrocën, që ka shkëlqyer në të njëjtën mënyrë si edhe Kristali. Mesfushori gjendej kudo në fushën e lojës dhe ishte po aq protagonist në aksionet sulmuese kundër Akhisasporit. Ekipi mik u dorëzua në minutat shtesë duke pësuar dy gola nga Papa në minutën e 90 dhe Ylimaz në aksionin e fundit. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.