Franko Lerda do të jetë trajneri i Krotones. Ish-kreu i pankinës së Partizanit tashmë do të vazhdojë karrierën e tij në Serinë C, duke qenë se Krotone nuk arriti të siguronte qendrimin edhe për një tjetër sezon në Serinë B. Klubi italian ka zyrtariziar së fundmi edhe stafin me të cilin Lerda do të zhvillojë projektin e tij.
Pjesë e stafit teknik do të jetë edhe djali, Matia Lerda, i cili do të shërbejë në rolin e bashkëpunëtorit teknik. Masimiliano Nardeshia do të mbajë postin e ndihmës trajnerit, ndërsa Antonio Carafa dhe Mateo Bazile do të kenë respektivisht rolet e trajnerit të portierave dhe përgatitësit atletik. Analisti i ndeshjeve i besohet përsëri Salvatore Polinos, i cili ishte pjesë e mëhershme e stafit të Krotones. Mbetet për tu parë nëse Lerda do të përmbushë objektovin për ta rikthyer Krotonen në Serinë B./Sport Ekspres/