Edhe pse ishte paralajmëruar prej ditësh sot ka ardhur dhe prezantimi zyrtar nga ana e klubit të Interit dhe Keita Blade është pjesë e skuadrës nga Milano. Sulmuesi, i cili së fundmi është aktivizuar tek Monako do të përfitojë një shifër prej 5 milion eurosh që këtë verë për huazimin dhe 30 milion të tjera në verën e ardhshme, me Interin që do të blejë kartonin.
Italia nuk është një vendi panjohur për 23-vjeçarin, i cili në të shkuarën ka qenë dhe pjesë e Lacios. Një aventurë e re për sulmuesin, që ishte një nga dëshirat më të mëdha të Spaletit.
Interi forcon ndjeshëm repartin e sulmit dhe shton konkurrencën. Në edicionin e fundit, Balde realizoi 8 gola në Francë, ndërsa shkëlqimin e tij e ka pasur në edicionin 2016-2017, ku mundi që të shënone 16 gola.