Interi zyrtarizon goditjen e radhës në merkato dhe tashmë Nikolo Barella është zikaltër.
“I vendosur, ambicioz. Që sot edhe zikaltër”, shkruan Inter në faqen zyrtare, ndërkohë që mesfushori i Italisë ka kryer kontrollet mjekësore.
? | ANNUNCIO
Determinato, ambizioso
E da oggi Nicolò #Barella è anche nerazzurro ???#WelcomeNicolò ?? #NotForEveryone #FCIM pic.twitter.com/A8LNtHNdMt
— Inter (@Inter) July 12, 2019
Shifra totale që përfiton Kaliari është 45 milionë euro: 12 milionë për huazimin, 25 blerja e detyruar, si dhe një seri bonusesh që arrihen lehtësisht, duke e çuar shifrën në 45 milionë, por mund të shkojë edhe 50 milionë me disa arritje të vështira.
Vetë mesfushori ka firmosur për 5 vite do të marrë 2,5 milionë euro në sezon.