Vllaznia ka nisur nga puna për të krijuar grupin që do të ketë në dispozicion në sezonin e ri, ku duan të rikthejnë shkëlqimin e dikurshëm. Në Shkodër besojnë te Herald Marku, duke e përfshirë sërish në projektin që klubi ka për të ardhmen. Mesfushori ka firmosur sot një kontratë që e mban të lidhur me kuqeblutë edhe për një vit, me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër.
E nëse Vllaznia është ende në elitën e Shqipërisë një meritë të veçantë e ka edhe Marku. Ky i fundit realizoi një perlë nga jashtë zone kundër Besëlishjes në ndeshjen për “play out”, duke i dhënë kështu një dorë ekipit për mbijetesë. Marku ka fituar vendin e tij në 11-shen e Vllaznisë sezonin që lamë pas, ku numëron plot 33 paraqitje në fushën e lojës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/