“Nuk është dështim po mos ta fitojmë Champions League”, lojtari i PSG ndërron qëndrim pas fitores së Bajernit

Fitorja 8-2 e Bajernit të Mynihut ndaj Barcelonës ka shokuar gjithë analistët e futbollit, pasi askush nuk e priste këtë shkatërrim total të katalanasve. Me këtë fitore bavarezët janë favoritët kryesorë për ta fituar Champions League, edhe pse me një kualfikim të mundshëm të Cityt, nuk do ta ketë të lehtë për të shkuar në finale. Gjithashtu edhe PSG është në lojë për ta fituar këtë kompeticion, duke konsideruar që në skuadër luajnë Top Player si Mbape, Nejmar dhe Ikardi.

Edhe pse eleminuam ndoshta një skuadrat më surprizë në minutat e fundit, Atalantën, francezët duket se nuk janë të fiksuar me fitimin e Champions League, pavarësisht pse dëshira është e madhe. Në një intervistë për mediat portugeze, lojtari i PSG, Ander Herrera deklaroi se nuk është çudi nëse nuk dalin kampionë të Europës.

“Kemi bërë shumë deri tani, eleminuam një skuadër të rrezikshme, Atalantën. I kemi të gjitha mundësitë për ta fituar këtë kompeticion, por nuk është dështim nëse nuk e fitojmë. Të gjitha ekipet luftojnë fort! Askush nuk e besonte që Lion dhe Lajpzig do të arrinin deri këtu, por ja ku janë. Pastaj është edhe Bajern me fitoren e djeshme. Janë të shkëlqyer. Ky kompeticion është mjaft interesant dhe nuk duhet humbur për asgjë.”- u shpreh Herrera./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online