Zyrtare/ I jep fund karrierës përpara kohe, arbitri i Kategorisë Superiore njofton dorëheqjen nga gjykimi

Klajdi Kola ka vendosur ti japë fund njëherë e mirë karrierës së tij. Arbitri shqiptar njofton përmes rrjetit të tij social në “Instagram” se do të dorëhiqet përfundimisht nga gjykimi i ndeshjeve. Kola lë kështu arbitrimin përpara kohe, teksa gjendja e tij fizike pas dy operacioneve nuk ia lejon të kryejë detyrën e tij.

“Përshëndetje miq! Me keqardhje po ju njoftoj tërheqjen time nga arbitrimi. Operimi dy herë i gjurit dhe pamundësia fizike më bënë që të marr këtë vendim. Falenderoj të gjithë kolegët e BASHF-së dhe FSHF-në për bashkëpunimin në këto 12 vite karrierë. Ju përshëndes”, njofton Klajdi Kola./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *