“Merkato? Trajnerët gjithnjë duan më shumë”, Daja jep konferencën e parë: VAR-i do i bëjë mirë futbollit tonë

Partizani do të luajë nësër mbrëma ndeshjen e parë për këtë sezon në Kategorinë Superiore. Përballë do të kenë Teutën kampione, duke e nisur kështu me një përballje të vështirë edicionin e ri futbollistik. Në prag të takimit Ilir Daja ka dhënë konferencën e parë për këtë sezon, ku flet për merkaton e zhvilluar, përballjen me Teutën, të qenurit pretendent për titull si dhe për rikthimin e tifozëve apo risinë e sistemit VAR në Shqipëri.

Merkato e përfunduar, i kënaqur me afrimet?

Daja: Gjithmonë trainerët kërkojnë më shumë, vendet e dubluara, të kenë më shumë alternativa. Gjithsesi besoj që tani jemi më të kompletuar , jemi të kënaqur me grupin që kemi në dispozicion. Janë afruar rreth 20 lojtarë dhe kemi një ndërthurje shumë të mirë të brezave, kemi lojtarë me eksperiencë duke nisur nga porta që është e blinduar me Alban Hoxhën ,Aldon dhe kemi afruar një portier me shumë perspektivë si Laroshi . Për të vazhduar me zv. kapitenin e ekipit Belicën ,me 2-3 alternativa në qendër . Për të vazhuar me Zhunior që është një nga pikat tona kryesore me mjaft eksperiencë . I është afruar në kualitet edhe rikthimi i Malës dhe Kaçes , por sigurisht që gjendja e tyre nuk e duhura për të startuar nga fillimi që në ndeshjen e nesërme. Kemi disa lojtar të rinj të cilët mund të jenë edhe pjesë e formacionit duke filluar nga Rrapaj, Albion Marku. Kemi edhe disa lojtar 19 vjeçar goxha me perspektivë , dhe që do të jenë e ardhmja e Partizanit.

E nisni kampionatin ndaj kampiones në fuqi Teutës ?

Daja: Në këtë kampionat të gjitha ndeshjet janë të vështira , në nivel paragjykimi do të thoja që janë gati shtatë ekipe që pretendojnë pjesën e sipërme të klasifikimit , nuk po i citoj secilat sepse nga një herë futbolli është i paparashikueshëm , sepse ato që mund të konsiderohen si pretendente për të fituar trofeun gjatë rrugës mund të kenë probleme siç edhe ndodhi në kampionatin e kaluar ku askush nuk na llogariti ne si Partizan si ekipi që do pretendonim për titullin, por që deri javën e fundit ishim aty dhe ishim një nga pretendentët kryesorë. Luajm me

Kur mund të jenë gati afrimet e reja?

Daja: Nëse Kaçe dhe Mala do kishin patur gjendjen e tyre më të mirë fizike, sigurisht që neser do ishin titullar padiskutim sepse i kanë cilësitë për tëqenë titullar të padiskutueshëm. Kjo nuk është problematikë e jona po është edhe kujdesi për vetë gjendjen e lojtarëve . Gjithsesi mendojmë ti kemi sa më shpejt të jetë e mundur sepse janë dy lojtarë që do ti shërbejnë shumë ekipit . Ne në merkato kemi qenë mjaft të kujdesshëm kemi parë shumë lojtarë dhe nga ata që kemi vëzhguar kemi zgjedhur disa prej tyre, për ta përfaqësuar Partizanin edhe në objektivat që ka. Mendojmë që me pjesën më të madhe të grupit kemi zhvilluar fazën përgatitore dhe janë të gatshëm për ta përballuar fillimin e kampionatit . Duke u rritur edhe gjendja fizike e lojtarëve të tjerë që kanë ardhur së fundmi nga merkatos besoj që jemi në rrugën e duhur.

Partizani tashmë konsiderohet favorit për titullin, ka presion te ekipi?

Daja: Një ekip si Partizani që është ndër ekipet më me traditë në futbollin shqiptar dhe nga më të titulluarat panvarësisht kontigjentit që ka ekipi, gjithmonë presioni është prezent sepse ka një tifozeri të madhe e cila i qëndron afër ekipit. Përveç që është një suport shumë i fuqishëm kërkon edhe maksimumin nga ekipi dhe secili lojtar apo pjestar i stafit e di këtë lloj presioni kur drejton ekipe si Partizani. Mendoj që lojtarët zgjidhen që ta suportojnë këtë lloj presoni , mendoj që kjo lloj “trysnie” do të jetë një motiv shumë më i madh për ne që ato kërkesa që kanë tifozët tanë ne tia shprehim në fushën e lojës.

Ju favorizon fusha e “Ebasan Arenës” në takimin ndajTeutës?

Daja: Ajo që është rëndësishme në këtë lloj përballje nuk është fakti që luajmë në Durrës apo Elbasan sepse edhe sikur të luanim në Tiranë janë dy ekipe që do luftojnë fort për të marrë fitoren. Kjo do të thotë që efekti fushë nuk është shumë i rëndësishëm , por pozitiv është fakti që luajmë në një terren shumë të mirë siç është ai i ”Elbasan Arenës” ku kemi mundësi si Teuta ashtu edhe ne të shfaqim një futboll cilësor në një ambjent kaq të mirë.

Ky sezon do të ketë prezent sistemin VAR dhe rikthimin e tifozëve?

Daja: Më e rëndësishmja është fakti që rikthehen tifozët , sepse të gjithë i kemi përjetuar stadiumet pa praninë e tyre dhe në fund ndeshjet luhen për ta .Për ne është një suport jashtzakonisht i madh sepse dihet që është një numër shumë i madh tifozësh që na ndjekin jo vetëm në direkt nga stadiumi ,por në të gjithë Shqipërinë. Përsa i përket sistemit VAR mendoj që do të menaxhohet drejt nga federata në ato raste kur vlen për tu interpretuar ,ta interpretojnë dret. Mendoj që do ul shkallën e padrejtësisë ,sepse nëse mund të gaboj një arbitër në fushë ata që janë në sistemin VAR për të gjykuar e kanë pak më të thjeshtë .Kam mendimin që ndoshta do të na penalizoj jo vetëm ne si Partizan por të gjitha ekipet fillimisht për tu përshtatur me këtë sistem sepse është një risi në kampionatin tonë dhe do kohën e vet për tu përshtatur . Gjithsesi mendoj se prezenca e sistemit VAR do ti bëj mirë futbollit sidomos në futbollin tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online