Dikur refuzonte Shqipërinë, muzikanti i njohur anglez tallet me Januzajn: Do jetë duke punuar në ndonjë kioskë

Dikur refuzoi Shqipërinë me mendimin se do të prekte majat në Kombëtaren belge. Debutimi me fanellën e Manchester United e ktheu në sytë e gjithë botës dhe menjëherë nisi të imagjinonte se do të zinte vend në nivelet e larta me “djajtë e kuq“. Fjala është për Adnan Januzajn, të cilit karriera nuk i shkoi aspak siç mund ta kishte imagjinuar dhe tani është pjesë e Real Sociedad.

E hidhur ka qenë ironia e bërë nga anëtari i grupit të njohur të rrokut, Oasis, në drejtim të sulmuesit shqiptar. Noel Gallagher, një tifoz i hershëm i Manchester City-t, ka bërë humor me karrierën e Januzajt, për të cilin shprehet se ndoshta do të jetë duke punuar në ndonjë kioskë duke shitur peshk.

“Mbaj mend një tifoz të Man United që më shikonte në sy duke thënë:” Ky fëmijë do të ndryshojë futbollin botëror. Unë nuk e di se ku është ai tani … me siguri duke punuar në ndonjë kioskë peshku dhe patatesh”, ka thënë Noel Gallagher./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online