Zyrtare/ Humbja e fundit i kushton pankinën, klubi i kampionatit shqiptar shkarkon trajnerin

Skuadra e Butrintit ka kryer ndryshime në krye të pankinës. Humbja e fundit ndaj Vorës nuk është toleruar nga drejtuesit e klubit. Këta të fundit kanë analizuar ecurinë e skuadrës deri në këto momente në Kategorinë e Parë dhe kanë vendosur të shkarkojnë trajnerin Artan Bano dhe në vend të tij  ka vendosur Adriatik Faslliun.

“Shkarkohet nga detyra trajneri i Butrintit, Artan Bano. Vendimi është marrë sot pas analizës që i është bërë humbjes me rivalët direkt të Vorës. 5 fitore, 6 barazime, 8 humbje ishte ecuria e Butrintit nën drejtimin e teknikut lushnjar teksa renditemi në vendin e 11-të në zonën e playOut. Adriatik Faslliu, njeriu i SUPERLIGËS në Sarandë, do të marrë timonin e ekipit deri në fund të sezonit”, njofton klubi i Butrintit në faqen e vetë zyrtare në “Facebook”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online