Zyrtare/ Huazon sulmuesin në Bjellorusi! Kukësi afron tre lojtarë, nga sulmuesi kroat te ishi i Partizanit

Kukësi ka prezantuar sot tre afrime të reja në skuadër. Pas largimit nga Partizani, Kristi Kote ka firmosur me klubin verilindor. Mesfushori ka nënshkruar për dy vite me ekipin që do të jetë në urdhërat e Skënder Gegës.

Po për dy vite kanë firmosur edhe Antonio Ilieski dhe Ante Zivkoviç. I pari vjen pas një eksperience të gjatë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa Zivkoviç më herët ka qenë pjesë e Umranijesporit, Aluminjit, Novigradit apo edhe Sibenikut ndër të tjera. Së fundmi ka qenë pjesë e Banja Lukas në Bosnje Hercegovinë.

Por në radhët e Kukësit nuk ka vetëm afrime. Klubi ka zyrtarizuar largimin e Vitor Feizhaos drejt Shahtjor Soligorsgit. Sulmuesi brazilian shkon në radhët e kampionëve të Bjellorusisë në formë huazimi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi verilindor përmes faqed zyrtare në “Facebook”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online