Herald Marku do të vazhdojë karrierën e tij jashtë Shqipërisë. Ish-lojtari i Vllaznisë ka zgjedhur Rumaninë si destinacionin e radhës. Menaxheri Arbi Laçi ka konfirmuar përmes llogarisë së tij zyrtare në “Instagram” se mesfushori ka hedhur firmën në kontratë për UTA Aradin.
Marku do të jetë pjesë e rumunëve për sezonin e ardhshëm. UTA Arad i njeh mjaft mirë lojtarët shqiptarë të “Abissnet Superiore”-s, teksa më herët ka bshkëpunuar edhe me Idi Bathëb dhe Hoxhallarin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/