“Nuk ishte e lehtë të qendroje jashtë i vetëm”, Broja flet pas kthimit në stërvitje me Chelsea-n: Më pret një sezon i rëndësishëm

Armando Broja ka lënë pas dëmtimin e gjatë dhe të vështirë. Sulmuesi shqiptar i është rikthyer stërvitjes dhe po punon për të arritur në formëj e tij maksimale. Kojtari i Kombëtares kuqezi ka dhënë një prononcim për faqen zyrtare të Chelsea-t, ku ka treguar vështirësitë që ka pasur dhe ndjesitë për rikthimin në fushën e blertë.

“Është mirë të jesh sërish mes djemve, të jesh pjesë e grupit. Ka kaluar një kohë e gjatë. Nuk ishte e lehtë të ishe jashtë i vetëm. Por jam i lumtur që jam kthyer sërish me djemtë dhe po e shijoj këtë moment. A më ndihmoi nisja më herët e fazës përgatitore? Sigurisht, më dha fuqi shtesë, të cilat duhen gjatë kthimit me ekipin në fazën përgatitore. Jam i bekuar që u ktheva më shpejt për të përgatitur veten për fazën përgatitore. Doja të isha gati. Kam qenë jashtë për disa kohë. Asnjëherë nuk është e lehtë kur ke dëmtime. Është një sezon i rëndësishëm dhe një fazë përgatitore e rëndësishme. Kështu që dua ta kthej veten në formë të plotë, në mprehtësi të plotë dhe në pas të vazhdoj preh aty”, ka thënë Armando Broja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online