Zyrtare/ Hasani hedh hapin jashtë Shqipërisë, lë Tiranën dhe firmos në Turqi

Edon Hasani ka gjetur menjëherë skuadrën e re pas përfundimit të kontratës me klubin e Tiranës. Mesfushori shkodran lë Superioren dhe largohet në një kampionat të huaj. Është ekipi i Ankara Keciorengucu që e pret në Ligën e Parë të Turqisë. Klubi kryeqytetas e mvbylli sezonin në vendin e 8-të, ndërsa në vitin e ardhshën synin të ngjitet në elitën turke.

Ndërkohë Hasani ka firmosur një kontratë afatgjatë, që e mban të lidhur për 3 vite me Ankara Keciorengucu. Futbollisti 28-vjeçar largohet kështu nga Tirana me 25 ndeshje të zhvilluara dhe me 7 gola të shënuar për bardheblutë në këtë kampionat të veçantë, ku u kurorëzuan edhe me titullin kampion./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online